Mësuesja fitoi 50,000 dollarë pasi i shoqi i bleu një biletë lotarie për ta gëzuar
Bashkëshortët të cilët shpresojnë të surprizojnë dhe gëzojnë gpartneret e tyre mund ta kenë të vështirë të konkurrojnë me bashkëshortin e Robyn Meija-s.
Mësuesja e Maryland-it fitoi 50,000 dollarë pasi burri i saj i bleu një biletë lotarie duke shpresuar t’i ngrinte humorin, sipas një njoftimi për shtyp nga Lottery Maryland.
Meija, 39 vjeç, kishte kaluar një javë të vështirë kur burri i saj bleu një biletë e cila kushtonte 5 dollarë në një lokal 7-Eleven. Nëna e dy fëmijëve ka kaluar 18 vite duke punuar si mësuese e shkollës fillore.
Çifti u trondit kur kuptuan se kishin fituar 50,000 dollarë në lojën “Ca$h To Go” të Maryland.
“Burri im e çoi biletën në dyqan për ta skanuar, vetëm për t’u siguruar që ishte e vërtetë”, tha Meija, sipas njoftimit për shtyp.
Ne gjithashtu i kërkuam kunatit tim që të vinte dhe ta skanonte atë në aplikacionin Maryland Lottery.”
Fitorja do t’i lejojë çiftit të blejnë një shtëpi të re.
“Ne kemi kursyer para për të blerë një shtëpi, duke menduar se do të jemi gati deri në fund të vitit”, tha Meija. “Por tani, ne nuk duhet të presim!”
7-Eleven në Thurston, Maryland, ku burri i Meija-s bleu biletën me fat, do të marrë gjithashtu një çmim prej 500 dollarësh nga shorti.

