Mësuesja ime e përditshme

Sabit Rrustemi

Atë fundvere të gjashtëdhjetegjashtës e mbaj mend
Ishte gjashtë apo shtatë shtator tash nuk e di
prej gëzimit kund nuk mund të zija vend
derisa ti më nise për shkollë nga jona shtëpi

Të përqafa e ta mora dorën siç e merrnin nuset
se thoshe, t’më ngjashë mue se mirë kam mësue”
e ika vrap me çikat e lagjes andej përtej udhet
nga ajo kodrinë mali në shkollë për të shkue

Sa herë kthehesha më prisje e më rrije gati
përkundër ngarkesave ditore që s’reshtnin
t’i kryeja detyrat edhe kur më lodhej shtati
dhe mësimet m’i kujtoje që t’mos më tresnin

Ti ishe mësuesja pa diplomën e mësuesisë
në mësimet tona të shkollës e të jetës
orëve të vona natën pas punëve të shtëpisë
me llampë gasi i hapnim udhë të vërtetës

Nga ajo ditë e deri në fund të klasës së tetë
Ti Nanë më përgatite e përcolle përditë
të dëgjoja të përqafja e nuk e dija vërtetë
shkolla a mësimet tua bënin më shumë dritë

Duke t’pasur përherë ty mësuese t’përditsme
harroja se si n’shkollë më mungoi një mësuese
anise diku tjetër me jepej libreza e përvitshme
për suksesin tim askush sa ti s’ishte merituese

Viteve tjera që pasuan e deri në fakultet
këtë ritual thuaja në traditë e shndërruam
dhe sot njëjtë nipër e mbesa i përcjell e pret
të ta urojmë këtë ditë përherë harruam.

(Rrajë Çepurit/Zhegër, 7 Mars 2023)