Mësuesja që mundi kancerin dhe u kthya në shkollë 10 ditë pas operacionit

Ndër vite mësuesit kanë kontribuuar për të edukuar qytetarë modelë për vendin. Sakarficat e mësuesve shqiptatë kanë qenë të shumta. E tillë është historia e mësueses së matematikës, Majlinda Myzyri.

Ajo ka rrfëqyer për Abc e Mëngjesit se vetëm 10 ditë pas operacionit, u kthye për të dhënë mësim në shkollë.

Mësuesja ka treguar momentin kur zbuloi se kishte kancer në gjoks, deri te operimi dhe shqetësimi i nxënësve për shëndetin e saj.

Madje, ndau dhe një moment shumë prekës, kur u kthye për të dhënë mësim.

“Nxënësit më merrnin në telefon gjithmonë dhe më pyesnin si je. E kanë përjetuar shumë keq kur unë kam hyrë në operacion, se unë nuk u tregova. E kanë marr vesh në ditën që unë kam hyrë në operacion.

Ata më merrnin gjithë kohën në telefon, edhe në spital. Atje e morën vesh të gjithë që unë isha zysha dhe sot e kësaj dite, mua më thërret i gjithë Onkologjiku zysh Majlinda.

Kur t’i shpjegon e humb mendjen totalisht. Ata e kanë marr vesh, një ditë kur unë isha duke shpjeguar te klasa ime kujdestare.

Mezi po rrija në këmbë.

Më kishin ikur fijet dhe bluza më ishte bërë me gjak dhe unë hiç s’po mendoja.

Një vajzë e bangës së parë, më tha: “O zysha të është bërë bluza me gjak”. Ou, thash, harrova, mos u bëni merak.

Ata thjesht e dinin që unë kisha ardhur, isha shëruar. Unë e përdora krahun, ndërkohë që në atë kohë nuk duhet ta lëvizja fare.

Unë çdo 21 ditë shkoja në kimio. Madje, më 7 Mars më ka qëlluar rrezja për të bërë”, tregoi mësuese Majlinda.