Migjen Kelmendi flet në superlativ për figurën e Ibrahim Rugovës
Migjen Kelmendi, anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, ka folur në superlativ për Ibrahim Rugovën, transmeton Mediafokus.info.
Në emisionin Prime Time të Kanal10, Kelmendi ka thënë se, në veçanti, Rugova dhe LDK, e ndalën luftën në fillim të viteve 90-ta, që ishte projektuar nga regjimi i kohës.
“Sipas meje, me përcaktimin për mjete paqësore, u evitua ajo që e kishte projektu Miloseciv – me nis luftën në Kosovë. Pra, lëvizja paqësore pati rol historik deri në vitin 1995. Rugova ka meritat e veta historike për këtë periudhë të parë të procesit tonë shtet-formues””, ka thënë Kelmendi./Mediafokus.info’

