Mijëra qytetarë i japin lamtumirën e fundit policit Alban Tolaj

Është varrosur sot në Pejë polici nga Pobërgja e Deçanit, Alban Tolaj, i cili vdiq dje tragjikisht në Prishtinë.

Në varrimin e Tolajt kanë marrë pjesë mijëra qytetarë, derisa familja ka falënderuar të pranishmit, shkruan Ballkani.info.

Sipas raportit fillestar të policisë, Alban Tolaj dyshohet se ka kryer vetëvrasje. Ai ishte pjesë e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës. /Ballkani.info