Miku e qëllon me thikë dhëndrin pasi i la motrën
Ndarja nga bashkëshortja për pak i ka kushtuar jetën një të riu në Durrës. Ai është plagosur me thikë nga kunati i tij (vëllai bashkëshortes), pas një konflikti që nisi me debate të ashpra, raporton panorama.al
Policia bëri me dije se Festim Hoxha goditi me thikë Spiro Tolin, pasi ky i fundit, pak ditë më parë, i çoi motrën te shtëpia e prindërve, duke thënë se nuk e donte më dhe kërkonte divorcin.
Festim Hoxha nuk është pajtuar me vendimin e Tolit dhe i ka shkuar në shtëpi për të sqaruar situatën.
Ndërkohë, Toli i ka thënë se janë ndarë pasi nuk e donte më motrën e Hoxhës.
Pasi janë grindur, Hoxha e ka qëlluar kunatin e tij me thikë dhe më pas është larguar.
Aktualisht autori i ngjarjes ndodhet në arrati, ndërsa Policia i është vënë pas për ta arrestuar.
“Rreth orës 12:00, në lagjen nr. 15 Durrës, shtetasi F. H., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), kunatin e tij, shtetasin S. T., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna për kapjen e shtetasit F. H. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, sqaroi Policia me anë të këtij njoftimi për media.

