Milaim Zeka përplaset me Krenar Shalën në K10, e lëshon studion e debatit

Komentatori politik, Milaim Zeka, teksa është përplasur me Krenar Shalën në debat, e ka lëshuar studion.

Zeka në Kanal10 nuk u pajtua me deklaratën e Shalës, duke thënë se nuk mund të lejojë askënd të fyejë e denigrojë njerëzit që janë flijuar për këtë vend.

“Nuk ndihem mirë kur çifti i Krenarit i thotë Halil Matoshit e plotëve që jeni dorëzuar para Serbisë. Sinqerisht nuk ndihem mirë. Është fyerje e padurueshme kur ky iu thotë njerëzve të rezistencës, luftës etj, ju thotë këtyre që jeni dorëzuar. Kur bëhen fyerjet e padurueshme unë s’përmbahem. Këta që e kanë dhunnu shtetin e Kosovës”, tha Zeka i tensionuar në Politiko.

Derisa Shala nuk ka pranuar që e ofendoi atë, por mëgjithatë ai i kërkoi falje Zekës.

“Për besë unë nuk e ofendova askënd. Por, nëse e kam ofendu Zekën unë i kërkoj ndjesë. Mua s’mu dukë që e ofendova”, tha Shala.