Milaimi e di kush bëhet kryeministër
Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka thotë se i di sende. Ai ka parashikuar që lideri i VV-së, Albin Kurti do të jetë kryeministër. Do të jetë, sepse Amerika do kështu, ka thënë Zeka.
Postimi i Zekës:
Presidenti Thaçi do ta mandatojë Albin Kurtin per Kryeminister te Republikes te Kosoves. Per kete nuk ka asnje dileme. LVV tani e ka te gatshem listen me emrat e gjithe atyre qe do bartin çdo post ne qeverine e ardheshme.
Tani topi eshte ne doren e Isa Mustafes. Mirepo nese analizojme deklaratat publike te Vjosa Osmanit, signalet jane shume pozitive. Eshte hera e pare qe Vjosa i ka treguar dhembet per te gjithe ata qe po sabotojne krijimin e qeverise.
Intresi i shtetit e do qe te krjohet nje qeveri funksionale, e cila vendos rend dhe ligj, e cila lufton kriminin e organizuar brenda institucioneve te shtetit, e cila lufton ata qe po shkaterrojne vendin, e jo nje 23 vjeçar te ardhur nga Italia, i cili ne ora 04.00 te mengjesit, e “paska rrezikuar sigurine” e nje femre police, duke ia bere me sy.
Drejtori i Policise te Kosoves kish me humbe 10 kg peshe vetem me ba Zoti vaki me i tregu se sa polici ia lyp nr e telefonit gruase time, po edhe shume femrave te tjera… Po kjo nuk eshte e denueshme ne baze te Kodit Penal!
Kemi nevoje per nje qeveri qe e drejton kete vend drejte normalitetit, përfundon Zeka.

