Milazim Krasniqi: Gjendja shëndetësore e imja dhe Edibes është e rëndë

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka njoftuar se gjendja shëndetësore e tij dhe dhe Edibes është e rëndë, pas infeksionit me COVID-19, raporton Mediafokus.info.

Ai ka kërkuar nga dashamirët që të bëjnë lutje te Zoti për përmirësimin e shëndetit të tyre.

“Miq te respektuar, gjendja shendetesore e Edibes dhe e imja vazhdon te jete e rende, por stabile. U falenderojme nga zemra per interesimin tuaj te madh. Edhe ne kete siklet ndihemi te bekuar me miqesine dhe respektin tuaj.Vazhdoni te beni dua e lutje per ne! Mos na telefononi, sepse gjendja qe kemi nuk na jep mundesi te pergjigjemi. Kerkojme mirekuptim!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook./Mediafokus.info/