Milazim Krasniqi: Rugova mbetet 100% aksion i LDK-së

Milazim Krasniqi

I KUJT ËSHTË IBRAHIM RUGOVA

(Këtë postim ua dedikoj mashtruesve të Listës GUXO dhe Albin Kurtit. Ndryshe nuk do ta shkruaja asnjëherë.)

Anëtarësimin e Ibrahim Rugovës në Këshillin Nismëtar për themelimin e LDK-së e kam bërë unë personalisht.

Në Kuvendin Themelues më 23 dhjetor 1989 unë e kam propozuar për kryetar të LDK-së.

Gjatë viteve 1989-2000, kam qenë gjithnjë afër tij, 24/7.

Në vitet 1998-1999 edhe shef i Sektorit të Informimit në LDK. Kur kam dalë nga LDK-ja në vitin 2000, Rugova ka ngelë në LDK.

Prandaj është pafytyrësi ajo që tentojnë disa mjeranë të Listës GUXO e Kurti me ta, se gjoja Rugova është i tyre.

Rugova identifikohet vetëm me LDK, jo me ne që kemi dalë nga LDK-ja.

Po të identifikohej me ne, absolutisht më së shumti do të identifikohej me mua.

Ashtu do t’i binte se meqë unë votoj PDK-në, Rugova është me PDK-në.

Por nuk identifikohet as me mua as me PDK-në.

Rugova mbetet 100% aksion i LDK-së.