Milazimi: ‘Të lumtë babush’

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është përfshirë ashpër në debatin e djeshëm në Kuvendin e Kosovës.

Ai më pas ka reaguar edhe përmes Facebook-ut duke shkruar se “Lëvizja Vetëvendosje ende po insistojnë që të bllokojnë themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për krizën e energjisë, por duhet ta dinë që këtë hetim mund ta vonojnë, por nuk do të mund ta ndalojnë”.

Babai i deputetit, shkrimtari dhe publicisti Milazim Krasniqi ka reaguar me një postim, ku e ka lavdëruar të birin.

“Të lumtë, babush. Je krenaria e familjes dhe e mbarë Kosovës”, shkruan Krasniqi.