Ministri i Shëndetësisë paralajmëron masa të reja, zgjatet ora policore, shkurtohet orari i gastronomisë
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka folur sot rreth shqyrtimit të masave anti-COVID, duke paralajmëruar ndryshime, në përputhje me situatës epidemiologjike.
“Natyrisht se do të ketë ndryshim të masave. Këto masa do të jenë në proporcion me zhvillimet dhe përhapjen e rasteve, COVID-it. Do të jenë në proporcion me nevojat për zhvillimin e fëmijëve në shkolla, me mbajtjen e shkollave hapur, me mbajtjen e ekonomisë hapur”, tha Latifi.
Sipas tij, lokalet e gastronomisë mund të mbyllen në orën 22:00.
“Është shumë e mundshme që lokalet duhet të mbyllen në orën 22:00, por këtë do ta vendosim bashkërisht të gjithë. Do ta dorëzojmë në Qeveri sot pasdite, ose nesër në mëngjes”, ka deklaruar Latifi”.
Rishqyrtimi i masave anti-COVID vjen pas rritjes së madhe të rasteve me koronavirus.

