Ministri italian: 10 ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për luftën kundër COVID-19
Ministri i Shëndetësisë së Italisë, Roberto Speranza, ka deklaruar të hënën se 10 ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për luftën kundër COVID-19 në Itali.
Në fillim të këtij nëntorit, qeveria italiane ka prezantuar një sistem me tri nivele të kufizimeve bazuar në rrezikun nga COVID-19 të një rajoni: të verdhë, portokalli dhe të kuqe.
“Kurba e infektimit po stabilizohet. Është ende herët për të thënë por ka arsye për të menduar se masat e fundit po japin disa rezultate”, ka thënë ministri Italian./Mediafokus.info/

