Ministri Krasniqi: Dasmat nuk janë lejuar
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, tha se dasmat nuk janë lejuar, duke i përgënjeshtruar lajmet, sipas të cilave, dasmat janë lejuar.
Ai tha se janë duke punuar në këtë gjë, por s’ka ende ndonjë vendim, njofton Klan Kosova.
“Nuk janë lejuar dasmat, kjo është dezinformatë. Jemi duke punuar në këtë drejtim, por nuk ka vendim. Sot në mbledhjen e Qeverisë nuk është marrë vendim për këtë çështje”, tha ai.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë u mor vendim që të rifillojë trafiku ajror dhe puna në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.


 
 
						 
						