Ministri Vitia i kërkoi qeverisë shpalljen e gjendjes së emergjencës shëndetësore

Kosova mund të futet në gjendje të jashtëzakonshme shëndetësore. Kjo masë sapo u kërkua nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Rastet e konfimuara me koronavirus shkojnë në nëntë. Harta e zonave të prekura, tani përfshinë edhe Podujevën.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitija, i ka kërkuar Qeverisë që të shpallë gjendje të emergjencës për shëndetin publik, pasi janë konfirmuar edhe katër raste të reja me virusin Covid-19 në Kosovë.

“Bazuar në situatën e krijuar dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit të popullatës, porsa kërkova nga Kryeministri, Albin Kurti, që t’i propozojë Qeverisë shpalljen e emergjencës për shëndetin publik’, ka thënë ministri Vitija./mediafokus.info