Ministria del me çmimet e karburanteve për sot: Nafta 1.86, benzina 1.49 euro, realiteti në terren dallon

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) njofton se çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës mbesin të njëjta sikur në ditën paraprake.

Për ditën 06.04.2026, çmimet maksimale të lejuara janë si vijon:

• Nafta (dizel): 1.86 euro/litër

• ⁠Benzina: 1.49 euro/litër.

“MINTI u bën thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë që të zbatojnë me përpikëri vendimin e ri të marr nga ministrja Kusari-Lila, me qëllim garantimin e një tregu funksional, të qëndrueshëm dhe në shërbim të interesit të konsumatorit”, thuhet në njoftim.

Sipas MINT, “shkeljet e këtij vendimi do të trajtohen në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Por, “realiteti në terren” nuk përputhet me këtë vendim, sepse derivatet shiten me çmime më të larta.