Ministria e Drejtësisë hap afatin e aplikimit për Provimin e Jurisprudencës

Ministria e Drejtësisë e ka shpallur afatin për aplikim për ata që duan ta japin Provimin e Jurisprudencës.

Afati i aplikimit do të jetë prej datës 20 mars e deri më 27’tin të ketij muaji.

Provimi i Jurisprudencës do të mbahet në muajin maj.

“Ftohen të gjithë kandidatët e interesuar, të cilët dëshirojnë që të aplikojnë për dhënien e Provimit të Jurisprudencës që do të mbahet në muajin maj 2023, se: afati për dorëzimin e kërkesës dhe dokumentacionin përkatës për aplikim për provim të jurisprudencës fillon prej datës 20 – 27 mars 2023”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.