Ministria e drejtuar nga Peci do të shpenzojë 40 mijë euro për 135 bileta aeroplani

135 bileta aeroplani do t’i kenë në dispozicion ministri i Bujqësisë, Faton Peci bashkë me kabinetin e tij dhe stafin civil për 24 muaj që të udhëtojnë nëpër vendet e ndryshe të botës.

Këto bileta aeroplanit do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit 40 mijë e 501 euro, pasi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka shpallur fituese kompaninë “AS TRAVEL CLUB ” SH.P.K. për furnizim me bileta të aeroplanit, shkruan Infosot.

Tenderi më i përgjegjshëm u shpall i kompanisë  “AS TRAVEL CLUB ” SH.P.K. për shërbime të transportit ajror për nevojat e MBPZHR, që ishte ritenderim, raporton infosot.  Ndërsa vlera e parashikuar e kontratës ishte  42 mijë euro.

Numri i kërkesave për tërheqjen e Dosjes së Tenderit ishin 10, ndërsa vetëm “AS TRAVEL CLUB ” SH.P.K. u shpall si kompania më e përgjegjshme për ta fituar tenderin që peshon 41 mijë e 501 euro, pse 499 euro më pas se sa vlera e parashikuar në tender.

Faton Peci është ministër në Qeverinë e Albin Kurtit nga Lista Guxo, që ishte themeluar nga Vjosa Osmani, pasi braktisi LDK-në.

Peci ishte po ashtu këshilltar politik i i LDK-së i ish-ministrit të Kulturës, Kujtim Shala.

Ky është mandati i parë i Pecit në krye të kësaj ministrie./Infosot/