Ministria e Shëndetësisë publikon raportin ditor të COVID-19
Ministria e Shëndetësisë do ta bëj publike raportin ditor rreth situatës së përballjes me pandeminë COVID-19, raporton Mediafokus.info.
Për çdo moment pritet t’i drejtohet opinionit ministrit i Shëndetësisë, Armend Zemaj, së bashku me eksponentët e IKSHP dhe SHSKUK, në konferencën e paralajmëruar për media.
Deri sot (e premte), numri i kosovarëve të infektuar me COVID-19 është 9.688, prej të cilëve 300 pacientë kanë ndërruar jetë./Mediafokus.info/

