Ministria publikon çmimin e derivateve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar tavanin për çmimet e derivateve të naftës për 48 orët e ardhshme.

Sipas njoftimit të MINT, çmimi maksimal i lejuar i produktit dizel është 1.74 euro për litër, 1.63 për benzinën, ndërsa një litër gas kushton 0.78 centë.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:0 dhe janë valide 48 orë.