Minxhozi pret që kufiri me Shqipërinë të hapet kah mesi i qershorit
Rritja e numrit të të infektuarve me Coronavirus ditëve të fundit në Kosovë mund të shtyjë hapjen e kufijve më Shqipërinë, ka thënë ambasadori Qemal Minxhozi.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovës, ka thënë se nëse ka përmirësime të situatës shëndetësore, mesi i muajit qershor mund të jetë afati optimal për hapjen e kufirit.
Minxhozi deklaroi se Shqipëria po përgatit masat për pushuesit që do t’ia mësyjnë plazhit.
Ai njoftoj se rregullat e plazhit do të jenë strikte, derisa paralajmëroj se nuk do të lejohen që mbi katër persona të qëndrojnë në veture.
“Ky vit shënon një risi që nuk ka qenë deri tash, pushuesit që kanë planifikuar të shkojnë jashtë do të jenë në Shqipëri. Do të jetë një bashkim jo vetëm rreth flamurit por edhe rreth detit”, ka thënë Minxhozi në një intervistë për Ekonomia Online.
Ambasadori shqiptar theksoi se edhe qytetarët e qyteteve të bregdetit nuk mund ta përdorin plazhet, janë duke u marrë masa të përbashkëta për të gjithë njësoj.
Shqipëria po merr masa që në plazh të ketë hapësira të nevojshme, jo siç kanë qenë më parë.
“Do të ketë rregulla strikte. Në një veturë nuk do të lejohen katër apo pesë persona. Në restaurant do të matet temperatura. Çështja është se ne duhet të mbrojmë vetvetën”, tha ai.

