Miqtë e mi, mos i shtrembëroni ngjarjet e vitit 1981!
Izmi Zeka
Në këtë 40 vjetorë të demonstatave te vitit 1981, në atë çka u tha sot, u fol nga disa diskutues, krijova përshtypje se ju vet, ose nuk i dini mirë ato ngjarje, ose i ikni realitetit historik.
Ngjarjet nuk kanë dy rrugë as edhe dy ose tri vlersime, por kanë vetëm një të vërtet.
Faktet historike janë ato qe rrëzojnë disa teza të disave që flisnin dhe shpjegonin se si u fillua dhe si vazhdoi.
Miq të mi, nëse ju nuk keni argumente të fuqishme shkencore, kërkoni nga njerëz kompetent për të vleresuar dhe dhënë vendin në historinë kombëtare demonstratave të vitit 1981.
Sot nuk do të zgjatem më shumë, herave tjera do të shkruaj më gjatë dhe me argumente arkivore për përgatitjen, organizimin dhe ndikimin e tyre në botën shiptare dhe përtej saj.

