Mirëkuptojeni Ritën kur thotë: “Nuk e kuptova se ishte flamur serb”
Këngëtarja e njohur, Rita Ora, ka reaguar pas videos e cila po qarkullon, ku ajo shihet me flamurin serb.
Ajo në një deklaratë për Klan Kosovën ka thënë se flamuri i ishte dhënë nga një fans dhe nuk e ka dikur se cilit shtet i përket.
Rita Ora është shprehur se e ka kuptuar që flamuri ishte i Serbisë, pasi ka dalë nga skena.
Tutje, Rita tha se është shqiptare krenare dhe se qëllimi i saj nuk ishte mosrespekti ndaj popullit të saj.
“Mbrëmë gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari, mu dha një flamur nga një fans i ri. Prej ndriçimit direkt në sy e në skenë, nuk pashë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo hungarez”.
“Përderisa i mbështes të githë fansat e mi, nga të gjitha vendet dhe kulturat, dua të bëjë shumë të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosovës, dhe nuk ishte qëllimi im të mos respektoja trashëgimin time, ose të mërzisja popullin tim ose familjen time”, është shprehur tutje Rita.
Fundja, ajo ka dhënë shembuj të mjaftueshëm për t’i besuar kaq.
Ku mund ta paramendonte ajo se në Hungari do t’i bëhej një provokim i tillë.
Mbase, qëllimi i Serbisë ka qenë pikërisht ky – ta errësojē një yll shqiptar si Rita, duke e ditur se ne jemi popull euforik./Mediafokus.

