Mirlind Daku humb njeriun e zemrës
Dita e sotme ishte e trishtë për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, i cili ka bërë me dije se gjyshi i tij, Haxhiu, është ndarë nga jeta të premten.
Lajmin e ka bërë publik vetë futbollisti përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, ku ka postuar edhe një fotografi me gjyshin, të cilën e ka shoqëruar me një mesazh prekës.
“Aq shumë që e deshe këtë ditë Xhuma, Allahu ta mundësoj që të ikësh në atë botë po në këtë ditë. InshAllah na e ke bo hallall, e Allahu të shpërbleftë me xhennet. Do na mungosh baba Haxhi.”


