Mirsa po rikthehet me projekte të reja
Këngëtarja nga Gjilani, Mirsa Kërqeli, e cila jeton prej vjetësh në Kanada, ka paralajmëruar kthimin e saj në skenën muzikore.
Mirsa njihet për intepretimet e saj, disa prej të cilave ishin hite vite më parë, shkruan albinfo.ch.
Pas një mungese të gjatë në skenë, Mirsa do të jetë shumë shpejt prezente me projekte të reja muzikore.
“Ka për të pasur shumë risi nga unë, kam për të publikuar këngë të reja dhe duete. Projektet nuk janë finalizuar akoma, duhen regjistruar në studio dhe përgatitur klipet”, tregon ajo.

