‘Miss Bjeshka’ – kjo është bukuroshja e Kelmendit

Luljeta Dekaj nga Hoti është zgjedhur “Miss Bjeshka 2021”. Aktiviteti kulturor i xhubletave, ku zgjidhet vajza më e bukur e Bjeshkëve, organizohet nga Bashkia e Malësisë së Madhe.

Ky manifestim kulturor zhvillohet çdo vit, që nga 1998-ta e këtej, në fshatin Lepushë të Kelmendit në vendin e quajtur Qafa e Predelecit.

Në këtë aktivitet, vajzat e Kelmendit konkurrojnë për kurorën “Miss Bjeshka”.