Mitraloz e predha, sasi e madhe e armëve gjendet në shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e djalit të axhës
Bashkim Brahimaj nga Novosella e Pejës mbeti i vrarë dje dhe sipas informatave të para, dyshohet se dorasi është djali i axhës së tij, raporton Mediafokus.info.
Vrasja dyshohet se ndodhi për shkaqe pronësore.
Ndërkohë, Policia e Kosovës sot ka njoftuar se në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur një sasi e madhe e armatimit.
“Fsh. Novosellë, Pejë, 24.04.2021-14:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka qëlluar me arme zjarri viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarës kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”.
“Gjate kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një mitraloz, një pistolete, pajisje për pastrim te armës, 890 fishek të kalibrave të ndryshëm, dhe pesë predha po ashtu kalibra të ndryshëm. Me vendim te prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë./Mediafokus.info/

