Mizat nuk do të hyjnë në shtëpi nëse vendosni në dritare këtë produkt kuzhine
Ditët e verës, sado të mirëpritura të jenë, shpesh sjellin me vete edhe vizitorë të padëshiruar që hyjnë në shtëpi.
Zhurma e mërzitshme e mizave mund të kthehet në bezdi të vërtetë, veçanërisht kur ato fluturojnë rreth koshave të mbeturinave apo vendosen mbi fruta dhe ushqime të freskëta që qëndrojnë jashtë.

Sophie Thorogood, menaxhere e trajnimeve teknike në kompaninë Pest-Stop, ndan disa këshilla të vlefshme se si të mbani larg këta “mysafirë” të bezdisshëm, pa qenë nevoja të përdorni kimikate.
Njërin produkt të cilin e rekomandon ekspertja për ta përdorur për parandalimin kundër mizave në shtëpi është biberi i kuq (djegës).
Ajo rekomandon që të merrni një shishe ‘spray’ ta mbushni me një gotë ujë, dhe të vendosni një lugë çaji biber në shishe; përzieni përpara se të nisni përdorimin.

Më pas spërkatni dritaret dhe hyrjet e shtëpisë – aroma djegëse do të largojë mizat në mënyrë efektive; kështu ato nuk do të hyjnë në shtëpinë tuaj.
Zgjidhja e dytë vjen nga natyra. Livandoja, përveçse ka një aromë relaksuese për njerëzit, është shumë e padëshiruar për mizat.
Sophie shpjegon:
“Mbjellja e livandos në oborr, vendosja e një buqete në ambientet e brendshme apo përdorimi i vajit esencial të livandos pranë dyerve dhe dritareve, ndihmon në largimin natyral të mizave”.

