‘Mjaft është mjaft’, Vasfije Krasniqi Goodman reagon ndaj dhunimit në Kamenicë
Deputetja e Parlamentit të Kosovës, Vasfije Krasniqi Goodman ka reaguar ndaj rastit të dhunimit në Kamenicë, duke thënë ‘Mjaft është mjaft’ dhe ka kërkaur nga policia dhe organet e drejtësisë që të veprojnë pa mëshirshëm ndaj kriminelëve.
Ky është reagimi i saj:
Mjaft është mjaft. E trishtuar me lajmin e tmerrshëm të dhunimit të një vajze të mitur. Thirrje për Policinë dhe Organet e Drejtësisë, veproni pa mëshirshëm ndaj kriminelëve, njerëz sikur ky nuk kane vend në shoqërinë tonë, nuk duhet dhe nuk guxojmë të lejojmë të ndodhin raste të tilla.
Ndëshkim dhe drejtësi!
Përndryshe, sipas policisë një person në Kamenicë është arrestuar nën dyshimin për dhunimin e një të miture dhe është dërguar në mbajtje.
“Kamenicë, 19.10.2021 – 16:10. Është arrestuar një i dyshuar mashkull nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër e mitur. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

