Mjegulla dhe ajri i ndotur, rrezik për përkeqësim të sëmundjeve të mushkërive

Mjegulla dhe ndotja e ajrit po ndikon në shëndetin respirator, e veçanërisht tek personat me astmë dhe sëmundje të tjera kronike.

Kështu ka vlerësuar pulmologu, Besim Morina në një intervistë për Ekonomia Online duke theksuar se kjo ndotje po rrezikon personat që kanë probleme me frymëmarrje.

Muajt e ftohtë, sipas Morinës, mbeten periudha më e rrezikshme për pacientët respiratorë për shkak të infeksioneve sezonale dhe rritjes së ndotjes, të cilat shpesh çojnë në përkeqësim të astmës e bronkitit dhe kërkojnë trajtim shtesë mjekësor.

Shumë pacientë me astmë ende nuk janë të vetëdijshëm për ndikimin e kushteve atmosferike në gjendjen e tyre, ndërsa edhe përdorimi i tepruar i kondicionerëve mund të përkeqësojë simptomat për shkak të tharjes së ajrit./EO/