Mjegulla mbulon rrugën e kombit

Rajoni i Kukësit është zgjuar me mjegull të dendur, e cila ka ‘pushtuar’ të gjithë qytetin dhe rrethinat e tij.

Mjegulla ka mbuluar edhe ‘Rrugën e Kombit’, një pjesë e së cilës ka dendësi të madhe, duke vështirësuar qarkullimin.

Prandaj kërkohet kujdes për ju që do të udhëtoni sot në Shqipëri dhe anasjelltas, sepse mjegulla ka kufizuar pamjen.