Mjekët nga Turqia vijnë në Kosovë për të kryer 50 operacione të fëmijëve
Një delegacion i mjekëve dhe stafit tjetër përcjellës nga Turqia do të realizojë në Kosovë 50 operacione të fëmijëve në fushën e Kirurgjisë Plastike dhe Kirurgjisë Maksilofaciale që kanë lindur me probleme në buzë dhe hundë.
Profesori nga Turqia, Metin Yavuz, kirurg plastik dhe rekonstruktiv, ka thënë se kanë vlerësuar pacientët tek të cilët do të kryejnë intervenime dhe kanë marrë vendimet.
“Do të kryejmë operacione te të porsalindurit me probleme në buzë dhe hundë. Këto raste nëse nuk kryhen deri 18 muaj, shfaqen probleme që nuk mund të kryhen më vonë. Kemi planifikuar të kryejmë 20 operacione, por pas vizitave dhe kontrolleve, do të kryejmë deri në 50 intervenime, përfshirë ato me anestezion lokal dhe të përgjithshëm”, u shpreh ai. (foto ilustrim)


 
 
 
						 
						