Mjekja Dafina Krasniqi falënderon kolegët: Ju bëtë të pamundurën për babain tim

Dr Dafina Krasniqi

Unë mbaj syze të mëdha, por të shoh në sy kur i rrëfen dhimbjet dhe në një moment hyj në lëkurën tënde, unë veshi doreza, por të shtrëngoj dorën ndërsa të them dhe lutem për ty që ta luftosh sëmundjen. Eh sa shumë dhimbje…

Një ndryshim rrënjësor dhe i papritur në një botë që e ka zbuluar veten të papërgatitur nga çdo këndvështrim, kryesisht shëndetësor, por edhe politik, ekonomik, njerëzor. Para muajit mars, askush nuk e dinte se SARS-cov-2 ekzistonte.

Të infektuarit e parë ishin në muajin mars. Mobilizimi ishte i menjëhershëm nga të gjithë sektorët që lidhen me shëndetin e qytetarëve.

Kosova nga marsi po bashkëjeton me Covid 19. E nga kjo kohë e deri më tash, ata që ishin në vijën e parë të fronitit, janë mjekët dhe infermierët, të cilit profesion i përkas edhe unë. Ky ishte një ndryshim i madh në rutinën e punës, edhe në kushtet e kësaj periudhe të vitit.

Në çdo kohë, edhe nga 12 orë jemi të detyruar të mbingarkoheni me veshjet mbrojtëse, të jemi të stërlodhur, me shumë stres, çdo ditë luftojmë për jetën e pacientëve dhe për përballimin e vështirësive në profesionin tonë.

Unë mbaj syze të mëdha, por të shoh në sy kur i rrëfen dhimbjet dhe në një moment hyj në lëkurën tënde, unë veshi doreza, por të shtrëngoj dorën ndërsa të them dhe lutem për ty që ta luftosh sëmundjen. Eh sa shumë dhimbje.

Jemi duke punuar me orë shtesë, mes plagëve, krizës nervore dhe frikës që, kur të shkojmë në shtëpi mund të infektojmë familjarët tanë. Ka kolegë me plagë në lëkurën e fytyrës për shkak se maska duhet shtrënguar shumë fort dhe i mbajnë me orë të zgjatura.

Ky armik i padukshëm na ndryshoi edhe mënyrën e punës, por mua si doktoreshë, me plot kolegë të tjerë, lufta kundër Covid-19 na gjeti në vijën e parë të frontit, me të njëjtën forcë, përkushtim e sakrificë.

Frikë s’kam pasur aspak. Por duke e ditur që po përballeshim me një situatë të pazakonshme dhe të panjohur për ne, normalisht ishte një çikë stresuese në fillim, kur nuk dinim se si të vepronim.

Por me daljen e objektivave nga OBSH, masat mbrojtëse, etj., çdo gjë u kthye në rutinë të përditshme për ne.

Jam e re,  me plot vullnet për punë, kam dhënë një betim dhe do të jem aty ku ka nevojë populli im. Kam edhe kolegë të tjerë, edhe pse në moshë pensioni dhe grup në risk, qëndruan në vijën e parë të “luftës” me armikun e padukshëm dhe të panjohur për ne.

Nuk kemi parë më parë si kjo sëmundje, sillet shumë tinzare dhe i bën mushkëritë me njolla te bardha.

Jam në vijën e parë të frontit kundër pandemisë, ku se bashku me kolegë mjekë dhe infermierë po bëjmë një luftë të dyfishtë – ndërsa përpiqemi të shpëtojmë jetët e pacientëve të prekur nga virusi, jemi të izoluar nga familjet tona për t’i mbrojtur nga një infektim i mundshëm nga COVID-19.

Por, pavarësisht që u mundova ta ruaj familjen, prindërit u infektuan në punë dhe kështu së bashku me ta edhe vellai. Gjendja dita-ditës shkoi duke u rëndua tek babai dhe zgjidhja e vetme ishte spitalizimi, një gjendje jo e mirë.

Mundim, njolla të bardha në mushkëri ishin ato që e mundonin më shumë, vështirësi, emocione stres për mua që qëndroja me të aty sepse e dija gjendjen dhe pasojat që po sjellë ky armik i padukshëm.

Rreth 8 ditë qëndrimi në spital, gjendja filloi të përmirësohej falë përkushtimit të kolegëve dhe një ekipe profesionale që bënë të pamundurën për babain tim, në krye me drejtoreshën e Infektivës Dr. Lindita Ajazaj Berisha, prof. r. Sali Ahmeti, Dr. Blerta Haraqia, Dr. Veli Rexha, Dr Gëzim Morina, Dr. Lirim Tafilaj, Dr. Granit Deva, infermieret Elmedina, Fitimi, Shqipja, Fetija, Feridi, Gëzimi, Marigona që i qëndruan pranë babit dhe u kujdesen në mënyrë profesionale e njerëzore.

Faleminderit nga zemra që besa edhe me mua u morët. Me fjalet e juaja me keni qetesua sado pak, ma keni largua ankthin e friken, faliminderit perjetesisht dhe perzemersisht miq dhe doktore nga spitali amerikan, ne krye me drejtorin Igli Larashi qe treguan respekt dhe kujdes e gatishmeri për ndihmë. Faliminderit perzemersisht shoqes time qe e kam gjithmone afer ne dite te mira dhe te keqija prof.dr. Serbeze Kabashi Muqaj.

Nje falenderim edhe per miqte dhe familjaret tjerë qe mu gjinden pranë.

Jemi te ngarkuar e te lodhur por nuk jemi dorëzuar dhe po i kryejmë punët me dinjitet, sepse te gjithë kemi dhenë nje betim dhe ate do e mbrojme deri ne fund.

Do të ishte mirë që duke i respektuar masat të ndikohet në zvogëlimin e numrit të rasteve dhe kjo do ta lehtësonte pos tjerash edhe punën e stafit shëndetësor.

Ju duhet t`i respektoni masat sepse keshtu na ndihmoni edhe neve, kurse ne me perkushtim, dije, profesionalizem, mund e sakrifice do te vazhdojme t’iu sherbejme e t’iu dalim ne ndihme te gjithe atyre qe per fatin e keq jane prekur nga kjo semundje virale e ky armik i padukshem .

Po vazhdojme pa buke e uje, me ore te tera, me orar te zgjatur pune pa pushim e pa gjume, larg familjeve e me mall per ta, larg perqafimit te tyre e pa llogaritur rrezikun per vete, por vetem rrezikun per te dashurit tane qe na presin ne shtepi.

Edhe unë e kolegt e mi (jemi nga mishi e gjaku) kur humbim ndonje te semure me te cilet tashme jemi lidhur aq ngushte, si mishi me thonin, ndajme hidherimin, sikurse çdo dite ndajme buzeqeshjen e gezimin me ata qe sherohen nga kjo semundje.

Ne çdo ditë jemi pranë tyre. Ne dhe vetem ne dime te ju flasim e te ju tregojme si eshte gjendja.

Andaj kerkoj nga ju mos na shpallni heronj se nuk eshte kohe e as nuk po kerkojme nje gje te tille, ju vetem na degjoni e respektoni keshillat e thirrjet tona per kujdes e maturi.

Jemi ne festen e vitit te ri, qe sivjet nuk do te jete si tjera here. Atmosfere e zymtë, larg familjarve, do jemi ne krye detyres per te ju dal ne ndihmë qytetarve dhe pacientave tone te dashur qe jane te prekur nga kjo semundje tinzare, andaj ju jeni ata qe na ndihmoni qe ne kete feste te kemi sa me pak te infektuar, duke qendruar e festuar ne shtepi, me familjet e ngushta te juaja.

Qe te mos e kalojme kete fest ne lot, ndaluni dhe ta mposhtim kete situate dhe kete semundje virale qe e ka katandisur globin mbare.

Ne nuk do te ndalemi deri ne fund, me ndihmen e Zotit e te juajen do ia dalim edhe kesaj here.

Urime festa e vitit të ri, shëndet në familjet tuaja dhe uroj që vitin tjetër të festojmë siç eshte me se miri, ne prani te familjarëve dhe miqve, pa frikë nga pandemia.