Mjeku i njohur thotë se i mashtroi Veneta Travel: Erdhëm në Turqi, kemi mbetur në rrugë më fëmijë

Mjeku i njohur kosovar, Besnik Elezi, ka bërë të ditur se është mashtruar nga agjencia Veneta Travel, shkruan Mediafokus.info.

Sipas Elezit, ata kanë mbërritur në Turqi për t’i bërë pushimet, por që nuk ka gjetur rezervim në hotelin që ka paguar dhe se kanë mbetur në rrugë me fëmijë.

Postimi i plotë i Dr. Besnik Elezit:

Pershendetje, nuk di kujt ti drejtohem agjensia veneta travel ne Prishtine, na ka mashtruar na ka pru me femije ne Antaly, ne hotel Titanik mardan palace.

Vijme ketu ska asnje rezervim por me e keqeja ska as dhoma te lira.

Deri kur shkon ky mashtrim i agjensive kosovare per familjaret!

Ndoshta eshte momenti i fundit ta ndalin kete mashtrim te agjensive te popullates.

Duhet urgjent policia edhe prokuroria te marr masa per 3 mij euro qe i ka marr dhe na ka lene ne rruge me femije 1 vjece!!!!