“Kam nderin dhe kënaqësinë të ndajë me ju një sukses të jashtëzakonshëm timin, publikimin e punimit shkencor si autorë i parë me Harvard Medical School. Ky punim është publikuar në revistën shkencore Glycoscience&Therapy të Chinese Academy of Sciences”, ka shkruar Thaqi.

Punimi i tij trajton një temë të thellë dhe me ndikim të madh në mjekësinë moderne: rëndësinë e glikozilimit të immunglobulinës IgG në zhvillimin e metodave të reja për zbulimin dhe trajtimin e hershëm të Hemokromatozës neonatale – një sëmundje e rrallë që prek foshnjat e porsalindura.

Ky zbulim shkencor hap horizonte të reja për diagnostikim dhe menaxhim më të mirë prenatal dhe postnatal të kësaj sëmundjeje, duke e bërë këtë arritje një kontribut të çmuar për shëndetin global.

”Ky punim shkencorë thekson për herë të parë rëndësinë e glikozilimit të immunglobulinës IgG për zhvillimin e qasjeve të reja diagnostifikuese dhe terapeutike për zbulimin e hershëm dhe menaxhimin pre dhe postnatal të Hemokromatozës neonatale. Koncepti i thellë shkencorë si dhe shkrimi i shquar akademik ka bërë që ky punim i veçantë të merret në shqyrtim nga Chinese Academy of Sciences. Sugjeroj që ky punim të lexohet nga të gjithë profesionistët shëndetësorë dhe shkencëtarët tanë, sidomos nga specialistët e imunologjisë, pediatrise dhe reumatologjisë”, u shpreh Dr. Thaçi.