Mjeku kosovar vdes nga koronavirusi
Një tjetër mjek nuk ka arritur ta fitojë betejën me koronavirusin. Doktor Nexhip Berisha vdiq sot, i konfirmuar pozitiv me COVID-19.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar për Gazetën Express, drejtori i Spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj.
“Doktori ka vdekur gjatë ditës së sotme i konfirmuar pozitiv me COVID-19”, ka thënë Avdaj.
Tutje, Avdaj i ka bërë një dedikim kolegut të tij të ndjerë.
“Do të jesh me ne ashtu siq ishe me mua si shok i studimeve, si doktor dhe do të jesh me mua si frymezim i një miqësie dhe si një koleg i paharuar.
Përjetësia ju takon heronjëve,punonjësve shëndetësore në betejën e tyre sublime ne ruajtjen e shëndetit të popullatës
Dr.Nexhip Berisha pusho në tokën e bekuar të Kosovës për të cilën punove pa rreshtur.
Ngushllime familjarëve e miqve tonë të përbashkët”, thuhet në dedikimin e Avdajt.
Nga fillimi i pandemisë në Kosovë deri më sot kanë ndërruar jetë nga koronavirusi mbi 20 punëtorë shëndetësorë, shumica prej të cilëve kanë qenë aktiv duke punuar në institucionet shëndetësore.

