Mjeku që operoi fëmijën 9-ditësh, e kishte zemrën mbrapsht

Kardiokirurgu Altin Veshti përveç se është një ndër mjekët më të mirë, ai është shqiptari i parë që ka dalë në faqen ballinë të revistës së Shoqatës Europiane të Kardiokirurgjisë dhe aty është si mësues për të trajnuar të rinjtë që vinin të mësonin.

Mjeku Veshti ka treguar në tv klan se nuk e kanë pranuar në Londër pasi i thanë që nuk ka pasaportë evropiane, por Veshti tregon se shefi i kirurgjisë në Padova i gjeti një vend ekselent për të mësuar kardiologjinë, në Guatemala të Bostonit.

Kardiologu Veshti ndër të tjera, ka treguar dhe një rast mjaft delikat ku ai operoi një fëmijë të sapolindur për shkak se kishte pësuar arrest kardiak.

Veshti thotë se ka qëndruar për 8 orë e 20 minuta në operacion teksa thotë se është mrekulli që fëmija shpëtoi.

Aty kemi një beb, ky beb është operuar para një muaji. Është një beb 9-ditësh, 8 orë e 20 minuta në sallën e operacionit. Kam qenë 8 orë pa lëvizur. Ky është një beb që është gjallë ndoshta nga një mrekulli që do të ketë një ëngëll atje lart që e mban. Është nisur nga Kukësi i sapolindur me një arrest kardiak pothuajse të zemrës, ka arritur tek materniteti 3-4 orë blu ose i nxirë. Neontalogët ekselentë e kanë intubuar, e kanë diagnostikuar. Domethënë e kishte të gjithë zemrën mbrapsht dhe unë e kam operuar 9 ditësh, ka qëndruar 1 muaj në reanimacionin e pediatrisë duke thënë 1 mijë herë që do të vdesë. Doli nga një punë e palodhshme pediatrësh pas kirurgjisë tonë dhe sot ja ku është gëzon jetë normale’./tvklan.al