Mjeku shqiptar abuzoi me të miturën për dy vjet
Informacionet e shkuara në Komisariatin nr. 1 në Tiranë se një e mitur shfrytëzohej nga një burrë ka vënë në lëvizje policinë, raporton panorama.al
Të dhënat kanë qenë të sakta dhe policia ka vënë në pranga Dervish Hasin, me profesion mjek kirurg.
Policia e Tiranës njoftoi se ai ishte arrestuar si i dyshuar për shfrytëzimin prostitucioni të një të miture për më shumë se 2 vjet, mirëpo verifikimet dhe hetimet e menjëhershme kanë zbuluar në fakt një ngjarje shokuese.
Mjeku kirurg, i punësuar në Spitalin e Sanatoriumit, vajzën e mitur e kishte prezantuar si gruan e katër të tij, ndërkohë që në banesë, thonë informacionet kishte edhe tri gra të tjera.
Ngjarja bëhet edhe më e rëndë, në momentet kur policia ka sekuestruar telefonin e mjekut, duke parë që aty nuk bëhej fjalë vetëm për prostitucion apo abuzim, por edhe shumë herë më rëndë.
E mitura abuzohej në sy të grave të tjera, filmohej dhe më pas videot shpërndaheshin në një grup “WhatsApp”
Dje u bë me dije zyrtarisht se një 42-vjeçar në Tiranë ra në prangat e policisë. /panorama.al

