Mjeku shqiptar ‘bashkëpunon’ me robotin për të kryer një operacion të komplikuar

Mjeku Adnan Dervishi është shqiptari i parë që ka kryer një operacion të cistektomisë në mënyrë plotësisht robotike.

Dervishi ka publikuar një njoftim në faqen e tij në Facebook, ku ka treguar si e ka realizuar një cistektomi robotike.

Heqja e fshikëzës kryhet në shumicën e rasteve kur pacientët janë në fazën e dytë ose më të lartë të kancerit të fshikëzës.

Dervishi ka treguar tutje se urologët e trajnuar mund të kryejnë këtë procedurë plotësisht përmes robotit.

“Jo urologu i parë, por pa dyshim shqiptari i parë që kryen këtë operacion tërësisht me robot!”, ka shkruar Dervishi në profilin e tij.