Mjerë Gjilani çfarë përfaqësuesish ka pasur në Kuvendin e Republikës!
Ardian Azemi
Brenda një dite, në magjistralen Gjilan-Prishtinë ndodhin tri-katër aksidente, çdo ditë, pandërprerë për aq shumë vjet.
Për fat të keq, shumë herë këto aksidente nuk kufizohen vetëm në dëme materiale, por përfundojnë me fatalitet.
Jo më kot e kemi quajtur “Rruga e vdekjes”.
Ndërkohë, kryeministri vjen në Gjilan dhe, pa pikë turpi, flet për dëmin që mund të shkaktojnë dhia, kali apo elefanti kur shkelin këmbën, duke anashkaluar problemet reale të qytetarëve.
Mjerë Gjilani çfarë përfaqësuesish ka pasur në Kuvendin e Republikës!
Në fund të vitit 2023, ishte premtuar përfundimi i autostradës për Gjilanin. Sot, një vit pas këtij afati, i njëjti kryeministër del me të njëjtin premtim, pa asnjë rezultat konkret. E tmerrshme!
Hapni sytë, Gjilan! Ne nuk e meritojmë këtë trajtim. Është koha të heqim dorë nga të paaftit dhe mashtruesit!