Moderatorja e ‘Për’puthen’ bie në dashuri me aktorin Veshaj

Moderatorja e emisionit më të ndjekur për momentin në hapësirat shqiptare ‘Për’puthen’, Bora Zemani dhe aktori i humorit, Donald Veshaj nuk e fshehin më dashurinë për njëri-tjetrin. Duket qartë se ata ‘përputhen’ me njëri-tjetrin.

Donald Veshaj i bëri një dhuratë të veçantë partneres së tij dhe vendosi ta ndajë me ndjekësit në Instagram.

Aktori vizatoi portretin e saj në një tablo dhe gjithë procesin e realizimit të projektit e filmoi në një video.

“Për të Bora Zemani ❤️”- shkroi ai, krahas videos.

Ndërsa moderatorja i shprehu dashurinë hapur duke komentuar: “Të dua.”

“Unë më shuuumë😘”– iu përgjigj Donald Veshaj, partneres.

Pak ditë më parë, Bora Zemani publikoi një video nga ambientet e dekoruara të shtëpisë së saj teksa “luante” me aktorin e humorit, shkruan panorama.com.al

Çifti u përfolën për ndarje, por duke se kanë zgjidhur çdo mosmarrëveshje dhe janë më të lumtur se kurrë pranë njëri-tjetrit.