Moderatorja i reagon Lekatarit: Vendi ku po ndihesh e mbrojtur, ka vrarë mbi 10,000 bijë nënash e përdhunuar mbi 20,000 të tjera
Zhaklin Lekatari e ka gjetur veten në qendër të vëmendjes sot, jo për shkak të “BBVIP”, por për një deklaratë që bëri teksa gjendej në Serbi, ku u shpreh se ndihej e sigurtë “në një vend pa shqipe”.
Kjo fjali e opinionistes në Twiiter shkaktoi sigurisht reagimin e shumë njerëzve, ndër to edhe të ish-banores së “Big Brother”, Nita Latifi, e cila e konsideroi si “turp” këtë deklaratë. E ndërsa Zhaku ju përgjigj reagimit të Nitës, tani dikush tjetër ka dalë kundër deklaratë së saj dhe bëhet fjalë për moderatoren e “Portokalli”, Fjoralba Ponari, përcjellë kosovarja.com
Kjo fjali e opinionistes në Twiiter shkaktoi sigurisht reagimin e shumë njerëzve, ndër to edhe të ish-banores së “Big Brother”, Nita Latifi, e cila e konsideroi si “turp” këtë deklaratë. E ndërsa Zhaku ju përgjigj reagimit të Nitës, tani dikush tjetër ka dalë kundër deklaratë së saj dhe bëhet fjalë për moderatoren e “Portokalli”, Fjoralba Ponari.
Në Twiiter Ponari shkruan se: “T’i hedhësh kripë plagës, ende të hapur të mijëra shqiptarëve që kanë humbur familjarë, miq e të njohur në luftën e Kosovës, për shkak të sjelljeve shtazarake të një turme pa kokë, është anti-shqiptare dhe çnjerëzore”. Jo vetëm kaq, por Fjoralba i rikujtoi Zhaklinës edhe të tjerëve nëpërmjet disa statistikave, faktin e mëposhtëm:
“Një kujtesë e vogël: Vendi ku po ndihesh e mbrojtur, ka vrarë mbi 10,000 bijë nënash e përdhunuar mbi 20,000 të tjera. Inatet personale nuk mund të mbivendosen mbi gjakun e derdhur të një kombi”.
Ky reagim i Fjoralbës mesa duket nuk ka kaluar pa u vënë re nga Zhaklina e cila në statusin e moderatores e pyet: “Pse nuk bëre asgjë kundër turmës shtazarake që më përdhunoi virtualisht për pesë muaj? Ku ishin statuset e tua?”, pyetje së cilës Ponari i është përgjigjur me fjalinë: “Ketu kane qene, jane dhe do te jene, virtuale dhe jo vetem. Me vjen shume keq, por nuk e kam perligjur kurre dhunen, te asnje forme, kundrejt askujt. Sikurse dhe nuk pranoj analogji mes reagimeve te nje tufe shpellaresh, me masakrat e 98.”
