Moderatorja tregon si e përballoi virusin: Kisha siklete të mëdha
Moderatorja Arjola Shehu është rikthyer në punë pas u shërua nga koronavirusi. Ajo ka treguar për vështirësitë me të cilat u përball derisa ishte e infektuar me COVID-19.
Ajo tha se kishte siklete të mëdha, sidomos nga ana psikologjike për shkak të rrezikut të koronavirusit. Kishte temperaturë dhe humbje të shqisës së nuhatjes, por e kaloi sëmundjen brenda pak ditëve me antibiotikë, shkruan panorama.com.al
“Kishte siklete shumë të mëdha, sidomos psikologjike sepse dihet që gjithë kjo Corona, e diskutuar kaq shumë të rëndon, mendon çfarë do të ndodhë tani. U njohëm e gjithë familja. U njohëm familjarisht, pimë kafet e vogla (qesh), por e kaluam. Mua nuk më mbajti shumë, fillova edhe antibiotikët sepse më kaloi temperatura 38 e pak.
Kjo gjë më trembi, nuk kishte ndonjë gjë sepse thjesht mund të merrje një paracetamol. Antibiotikët më mbajtën vetëm tre ditë dhe pastaj gjendja ime ishte shumë e mirë. Nuk më humbi shija, vetëm nuhatja edhe më erdhi goxha vonë”- u shpreh moderatorja.
Arjola Shehu tha se e gjithë pjesa tjetër e familjes që u infektua kaloi nëpër të njëjtat etapa si ajo, ndërsa babai i ndihmonte duke blerë ilaçet.
“Familja ka kaluar nëpër të njëjta etapat vetëm babi që është shëndoshë e mirë, nuk u infektua. Ishte ndihmë e madhe sepse kur ne të tjerët ishim me korona kush do të dilte të blente ilaçet, që ishin të domosdoshme.
Ishte pak e vështirë sepse duhet të qëndronim të izoluar. Ishte rrezik real për babin dhe gjyshen që nuk ishin të infektuar dhe që nuk u infektua. E sikletshme sesi do kordinoheshim, u nda shtëpia përgjysmë, ne do përdornim një pjesë,”– përfundoi ajo.

