Moment gëzimi – drejtësia u vendos
Artur Mecollari
Ishte vërtet emocionues për familjarët dhe gjithë të pranishmit momenti kur u njoftua se Gjykata e Apelit në Vlorë liroi, me detyrim paraqitje, 5 detarët, komandantin dhe ekuipazhin e Motovedetës P-116 “Bora”.
Detarët u ndaluan në datën 6 maj 2021, direkt mbas kthimit nga detyra në det në Bazën Detare të Pashalimanit.
Ndalimi i tyre u bë me akuzën për shpërdorim detyre, mbasi dy skafistët u hodhën në det në 8 janar 2021, pak përpara mbritjes në Portin e Vlorës.
Në datën 8 janar 2021 Motovedeta P-116 “Bora” u përfshi në një operacion humanitar SAR në det, ku u shpëtuan 57 vetë, nga të cilët 55 emigrantë sirianë pa asnjë humbje njerëzore dhe në kushte kritike hidrometereologjike dhe sigurie.
Respekt për Komandantin dhe ekuipazhin e Motovedetës P-116 “Bora”.

