Moment prekës: 3-vjeçarja vendos lule në vendin ku humbën jetën dy vajzat dhe prindërit e tyre
Mesazh mjaft domethënës. Një qytetar, i cili, ndërsa ishte duke udhëtuar drejt jugut për fundjavë, pa e njohur familjen Gushi ka ndaluar tek vendi aksidentit dhe ka vendosur një tufë me lule.
Ai shprehet se e aksidentin tragjik e dëgjoi dje nga lajmet dhe se ai vetë së bashku me familjen u ndje shumë i tmerruar.
Po ashtu ai tregoi se edhe mbesa e tij vetëm 3 vjeç filloi të qante kur kuptoi se shoferët ecin shpejtë dhe ka të tilla ngjarje e pasoja të rënda.
Ai i ka bërë apel të gjithë të rinjve, por jo vetëm që të ecin avash dhe mos ta tejkalojnë shpejtësinë, të zbatojnë rregullat e qarkullimit se marrin në qafë jetë njerëzore.
Sikurse shihet edhe nga pamjet ishte vetë mbesa e tij 3 vjeçare që ka shkuar dhe ka vendosur tufën me lule në vendin e aksidentit tragjik ku u shua familja Gushi. Ngjarja është përjetuar me mjaft dhimbje në tërë vendin, shkruan noa.

