Momente tensioni jashtë selisë PD, Mbështetëset e Bashës përplasje verbale me Kokalarin dhe Vokshin
Disa minuta tensioni kanë qenë ata mes dy grave të cilat mbështesin Lulzim Bashën dhe aktivistes Evi Kokalari dhe kryetares së Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi.
Një veprim i tillë ndodhi sot rreth orës 15: 30 në momentin kur Albana Vokshi dhe Evi Kokalari donin të bënin një prononcim për gazetarët jashtë selisë së PD-së lidhur me mbledhjen e shkurtër që mbajtën në një salla të hapur selisë PD por jo në zyrën e tyre.
“Asgjë nuk na ndal. Është selia jonë. Është shtëpia e demokratëve nuk është shtëpia e Bashës” tha Albana Vokshi ndërsa po dilte nga selia me aktivisten e njohur si mbështetëse e Berishës dhe me gratë anëtare të LDG.
Takimi zgjati vetëm pak minuta dhe ata u shprehë se folën për referendumin e 18 dhjetorit.
Tensionet në selinë blu, Zhupa: Berisha e Vokshi merren me hallet e tyre për të tërhequr vëmendjen nga afera incineratorëve
“Do vazhdojmë punën. Shumë nga ne do jenë në terren. Pavarësisht dhunës verbale. E çfarë ndodhi që parë Lulzim Basha duhet të mbajë përgjegjësi” tha Kokalari.
E ndërsa Kokalari fliste, gruaja e cila nuk dihet se kush është, por që u përfshi dhe në përplasjen verbale të ndodhur në ditën kur Berisha hyri në selinë PD bërtiste: “Gënjen. Të ka mbaruar mandati”
A është provokim ardhja e tyre?
“Absolutisht jo! Kjo është ndërtesë e PD-së dhe Vokshi eshte kryetare e LDG prej 8 vitersh” tha Kokalari.
Perplasja verbale vijoi për disa minuta mes dy grave që nga komentet që bënin duken se janë mbështetëse të Bashës dhe anëtareve të LDG.
Nëse nuk do të ndërhynte Vokshi situata mund dhe të ishte përshkallëzuar.
Nuk dihet se çfarë funksioni kane ne selinë PD dhe kush janë gratë të cilat shkaktuan përplasje verbale në selinë e PD e cila është shtëpia e demokratëve.

