Momentet e fundit të Agon Zejnullahut, policët mundohen ta këndellin me ujë (VIDEO)
Me pranga në duar, një 27-vjeçar vdiq në Lipjan, i rrethuar nga disa policë. Në lidhje me rastin, pesë zyrtarë policorë janë ndaluar për 48 orë. Raporti preliminar, konstaton në përgjithësi, se përtej gjendjes paraprake që kishte 27 vjeçari para se të prangosej nga policët, tashmë të suspenduar e nën masën e ndalimit, vdekja mund të jetë shkaktuar nga ndrydhja.
Gazeta Insajderi ka siguruar një video ekskluzive, ku shihet se zyrtarët policorë i hidhnin ujë Zejnullahut për ta këndellur.
Më pas në vendngjarje erdhi autoambulanca dhe e vendosën në lese Agon Zejnullahun. Ai ishte nën pranga tërë kohën.

