Momenti kur automjeti ”Off Road” rrokulliset bjeshkëve të Dukagjinit
Këtë të diel në Bjeshkën e Deçanit është rrokullisur një veturë “Off Road”, si pasojë një person ka mbetur i lënduar.
Faqja “DriveZone” në Facebook ka publikuar momentin kur kjo veturë është rrokullisur për disa metra, pa u ndalur.
Bëhet e ditur se si pasojë e këtij incidenti, një person që ka qenë brenda veturës ka pësuar lëndime trupore.

