Momenti kur britaniku goditet në fytyrë me shufër të peshave në palestrën e fitnesit në Tajlandë
Ky është momenti tronditës kur një frekuentues palestrash nga Britania, u sulmua në mënyrë të egër në një palestër fitnesi në Tajlandë, pasi refuzoi ta lëshonte pajisjen ku po i kryente ushtrimet.
Kamerat e sigurisë kapën momentin kur Gary Reed, një 46 vjeçar nga Sussexi, po ushtronte në një stol ushtrimesh në Pattaya të Tajlandës, kur një tjetër burrë i thoshte se po priste të ushtronte në të njëjtin stol, transmeton Telegrafi
Reed i tha bashkëvendësit të tij britanik, se donte që ti përfundonte ushtrimet që kishte nisur, por që bashkëvendësi i tij u nevrikos pas ati bashkëbisedimi. Pas disa momentesh, ai u rikthye me shufrën që mban peshat dhe e goditi në fytyrë.
“Mund ta shihni edhe në pamjet nga kamera e sigurisë se peshat që i përdora për ushtrime ishin përskaj meje, nuk kishte radhë për përdorim as të pajisjeve e as të stolit, pra kishte edhe stola e pajisje tjera që ishin të lira. Kur ai erdhi dhe tha duhet ta lirosh këtë stol, unë i thash mik, duhet të presësh të paktën dy minuta pasi që jam afër përfundimit, ai u largua dhe pastaj erdhi dhe më goditi me një shufër hekuri”, shtoi më tutje Gary Reed, transmeton Insajderi.
Videon mund ta ndiqni ne kete link: https://insajderi.org/momenti-kur-britaniku-goditet-ne-fytyre-me-shufer-te-peshave-ne-palestren-e-fitnesit-ne-tajlande/

