Momenti kur Policia i arreston të dyshuarit për fajde në Gjilan
Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy persona në Gjilan të dyshuar për fajde.
Aksioni i cili u zhvillua në tri lokacione cak kishte Albert Rexhepin i njohur si “Albert Malisheva”. I njëjti nuk ka arritur të arrestohet pasi nuk u gjet nga policia.
Ai u lajmërua në “Facebook” ku tha se nuk është në arrati por në pushim.
Gjatë operacionit policor në cilësi të provave materiale janë sekuestruar tri vetura, motorë sportiv, armë dhe municion, kartëmonedha euro, dokumente të ndryshme si dhe dëshmi tjera materiale të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj të dyshuarve.
Më poshtë e gjeni edhe momentin e arrestimit të dy personave nga Policia e Kosovës.

